Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jeton Raka, ka publikuar një video të kryeministrit Albin Kurti, pas betimit të tij në Kuvendin e Kosovës.
Në videon e publikuar nga Raka, Kurti shihet pas formimit të Qeverisë së re, ndërsa deputeti i LVV-së e ka shoqëruar postimin me një mesazh të shkurtër.
“Qeveria KURTI 4”, ka shkruar Raka në Facebook.
Në videon e publikuar shfaqet edhe një moment i Kurtit pas përfundimit të betimit, në të cilin ai bën një veprim simbolik me gërshërë dhe numrin “4”, duke iu referuar mandatit të katërt të qeverisë së tij.
Postim i plotë:
Kryeministri Albin Kurti.
Qeveria KURTI 4
