Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një djali të ri. Policia jep detajet e para

Trupi i pajetë i një djali të ri u gjet pak minuta më parë dhe policia e qarkut Shkodër ka dyshime për një ngjarje të dhimbshme.

Tragjedia u zbulua sot rreth orës 15:20, në fshatin Boriç i Madh, ku në një arë, është gjetur pa shenja jete, një djalë i ri.

Shpejt u konfirmua se ai ishte shtetasi K. P., 28 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh në Malësinë e Madhe.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /noa.al

Të Ngjashme