Aktuale

LAJM I FUNDIT/ Operacion i gjerë policor, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet prej orëve të para të ditës në qytetin e Vlorës dhe në disa fshatra të zonës së Lumit të Vlorës.

Aksioni po drejtohet nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe vijon ende në terren.

Sipas burimeve paraprake nga policia, deri më tani janë shoqëruar dhe ndaluar të paktën 5 persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar edhe armë. Ende nuk janë bërë publike detaje zyrtare lidhur me veprat penale që po hetohen apo objektivin e plotë të operacionit.

Forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, ndërsa pritet që pas përfundimit të aksionit të ketë një njoftim zyrtar me rezultatet e plota të operacionit./Top Channel

Të Ngjashme