Pas rreth tri javësh paraburgim në Serbi, Dukagjin Maxhuni është liruar dhe pritet të rikthehet te familja e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci, i cili ka deklaruar se që nga arrestimi i tij kishte vlerësuar se pretendimet për përfshirje në krime lufte nuk qëndronin, përcjell “Bota sot”.
Koci ka thënë se do të vazhdojë angazhimin profesional edhe për qytetarët e tjerë të Kosovës që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në Serbi.
Reagimi i plotë
Dukagjin Maxhuni është liruar!
Më 12 gusht, autoritetet serbe e arrestuan në Batrovc, gjatë kalimit nga Serbia në Kroaci. Fillimisht e ndaluan për verifikim. Pastaj e transferuan në Beograd dhe i caktuan 30 ditë paraburgim, nën pretendime për krime lufte.
Që atë ditë kam thënë se Dukagjini nuk është fajtor dhe se pretendimet ndaj tij nuk qëndrojnë.
Sot është i lirë!
Po kthehet te familja e vet.
Ka edhe qytetarë të tjerë tanë që po mbahen padrejtësisht. Mundësitë i kam të kufizuara, por do ta bëj edhe të pamundurën në aspektin profesional, për lirimin e tyre.
Kudo dhe kurdo që një qytetar i yni ka nevojë për ndihmë, do të angazhohem për të.
Ky është misioni im!
