Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Lorik Cana tregon si i mësoi shqip në avion presidentit Macron

Supriza e mbrëmjes së djeshme, pa dyshim që ishte dollia që presidenti francez, Emmanuel Macron, ngriti në gjuhën shqipe për Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Por, kush i kishte mësuar Macronit që të fliste shqip?

Ka qenë pikërisht ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, i cili është edhe pjesë e delegacionit francez të ardhur në Shqipëri mbrëmjen e së hënës. Gazetari Blendi Fevziu përmes një video krah ish-futbollistit ka zbuluar se ky i fundit ka qenë ai që ia ka shkruajtur Macronit përshëndetjen në gjuhën shqipe.Loriku ka treguar se Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshëm, pasi iu desh vetëm tre herë ta lexonte për ta mësuar.

Blendi Fevziu: Por kush ia përktheu fjalët nga fërngjishtja në shqip dhe kush e mësoi se si të të thoshte apo ti artikulonte këto fraza? Ishte Lorik Cana që ia ka shkruajtur. Lorik udhëtove me avionin e presidentit Macron?

Lorik Cana: Po udhëtova me të, një eksperiencë e jashtëzakonshme, një ftesë e ardhur nga presidenti vetë për të qenë pjesë e delegacionit zyrtar francez. Macron ishte një nxënës i jashtëzakonshme, i duhej dy tre herë ta lexonte edhe.

Ndër të tjera, Cana tregoi se gjatë udhëtimit nga Franca në Shqipëri, ai diskutoi me Macronin për rrugëtimin e tij, ngjarjet në veri të Kosovës, gjithashtu presidenti francez ishte kurioz edhe për historinë e gjuhës shqipe, të cilën ish-futbollisti ia rrëfeu me plot krenari.