Anëtari i Lëvizjes Guxo, Luan Gacaferi, ka komentuar zhvillimet e fundit në LDK, duke vlerësuar se deklaratat e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ndaj kryeministrit Albin Kurti tregojnë nisjen e një përplasjeje të brendshme për udhëheqjen e partisë.
Sipas Gacaferit, Rama po pozicionohet për të marrë drejtimin e LDK-së, ndërsa pretendon se ai gëzon mbështetje nga figura të fuqishme politike dhe ekonomike. Ai ka kritikuar gjithashtu udhëheqjen aktuale të LDK-së, duke përmendur Lumir Abdixhiku, si dhe emra të tjerë të partisë, duke parashikuar se gara e brendshme do të përfundojë në favor të Ramës.
Deklaratat e Gacaferit janë qëndrime personale dhe nuk janë mbështetur me prova publike.
Postimi i plotë:
Këto deklaratat e “fshtira” të Përparim Ramës, kundër Kurtit, nuk janë asgjë tjetër veçse shenja treguese qe Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani janë të mbaruar në LDK, dhe tani ky po thotë se unë jam kryetari i LDK’së nga momenti kur të përfundon numërimi i votave!
Lufta e vërtet mbrenda klaneve të LDK’së, vetëm sa u hap dhe doli për “lëndinë”(sheshit) dhe unë qysh tani po ju them se Përparim Rama e ka të fituar luftën kundër Lumirit e Vjosës, sepse Përparim Rama e ka mbështetjen e të fortëve të PDK’së, të cilët edhe vendosin për fatin e LDK’së, sado qe dikujt kjo nuk do i pëlqej ta “ndëgjoj”(lexoj)por mjerisht ky është realiteti!
Shto pastaj qe përveç PDK’së, janë edhe oligarkët e Kosovës ata qe vendosin për fatin e LDK’së, sepse është vet Lumir Abdixhiku, ai qe jau dha partinë me qira oligarkëve në këmbim të financimit të fushatës së zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025!
Pra përfundimisht betejën e fiton Përparim Rama i LDK’së 3 dhe humbës do jenë këtu edhe Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami të LDK’së 2, e natyrshëm edhe Lumir Abdixhiku me Vjosa Osmanin e LDK’së, 1!!!!
