Një tentativë për futje të substancave narkotike në Qendrën Korrektuese Dubravë është zbuluar nga oficerët korrektues gjatë kontrollit në sallën e vizitave, duke çuar në arrestimin e një vizitori.
Sipas burimeve, gjatë vizitës së një të burgosuri me një shtetas kosovar, zyrtarët korrektues kanë vërejtur sjellje të dyshimta mes palëve. Menjëherë pas kësaj, është kryer kontroll i detajuar ndaj të burgosurit, ku është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej rreth 10 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.
Hetimet paraprake sugjerojnë se droga dyshohet të jetë futur në institucion nga vetë vizitori gjatë takimit.
Vizitori është arrestuar në vendngjarje dhe është shoqëruar për intervistim nga autoritetet kompetente. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje. sipas njoftimit, rasti është në procedurë hetimore.
