Lajme

​Marrëveshja për sigurime sociale Kosovë-Austri, ministri Hoti sjell detajet

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur sot se marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar, pritet të kalojë së shpejti procedurat e nevojshme dhe të nënshkruhet.

Hoti gjatë një takimi me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, theksoi se kjo marrëveshje do të mundësojë njohjen dhe bashkërendimin e periudhave të sigurimit dhe realizimin e të drejtave pensionale për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet, raporton KosovaPress.

Qytetarët e Kosovës që kanë jetuar dhe punuar një kohë të gjatë në Austri do të kenë të drejtën të përfitojnë dhe të marrin pensionin e tyre në Kosovë pas arritjes së moshës së pensionimit.

Koordinimi i skemave siguron që lëvizja e punëtorëve nga njëri shtet në tjetrin të mos ua cenojë të drejtat pensionale dhe sociale. 

Të Ngjashme