Instituti GAP sot organizon tryezën e diskutimit ku do të prezantohet raporti “Politikat Industriale të Gjelbra: Analizë e Kontekstit të Kosovës.”
Ky raport analizon gatishmërinë e Kosovës për tranzicionin e gjelbër industrial përmes katër dimensioneve kryesore: tranzicionit energjetik, ekspozimit ndaj Mekanizmit të Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM), tranzicionit të drejtë dhe aftësive të fuqisë punëtore, si dhe financimit të tranzicionit.
Çështjet kryesore që ky raport synon të adresojë janë: a është e mjaftueshme energjia e ripërtëritshme në Kosovë për të përmbushur objektivat e dekarbonizimit? Çfarë sfidash po sjell CBAM për eksportuesit vendorë dhe sa të përgatitur janë ata për kërkesat e reja? A ekziston një kornizë e veçantë për të siguruar një tranzicion të drejtë dhe për të mbështetur fuqinë punëtore dhe grupet e cenueshme? Si dhe a janë mekanizmat aktualë të financimit të mjaftueshëm për ta mbështetur këtë tranzicion?.
Në këtë tryezë do të marrin pjesë, Artane Rizvanolli, Ministre në detyrë e Ministrisë së Ekonomisë, Mimoza Kusari Lila, Ministre në detyrë e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Sergiy Maslichenko – Drejtor i Asociuar dhe Udhëheqës për Kosov Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Trim Tërnava – Kryeshef Ekzekutiv i KOSTT dhe Njomza Hoxha – Drejtoreshë Menaxhuese e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
