Lajme

Mbi 85% e votave me postë të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm

Procesi i numërimit të votave me postë për kandidatët për deputetë po i afrohet fundit.

Deri më tani janë numëruar 191 nga 223 kuti votimi sa janë gjithsej, ose 85,65% e votave me postë.

Nga këto vota të publikuara në KQZ, shihet qartë se Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar një diferencë të thellë me vota, me partitë e tjera politike.

“Bota sot” sjellë rezultatet aktuale të partive politike në votimin me postë:

Lëvizja Vetëvendosje – 72,51%

Lidhja Demokratike e Kosovës – 12,45%

Partia Demokratike e Kosovës – 7,90%

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 4.40%

Të Ngjashme