Lajme

Mblidhen ish-komandantët e zonave të UÇK-së në odën e Sami Lushtakut

Katër ish-komandantë të zonave të UÇK mblidhen në odën e Sami Lushtakut, ish-komandantit të Zonës së Drenicës. Rrustem Mustafa (Remi) i Llapit, Rrahman Rama i Shalës edhe Shukri Buja i zonës së Nerodimes.

Takimi ndodh vetëm 3 ditë para vendimit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Shukri Buja ka publikuar një foto me mbi shkrimin: “Disa lidhje nuk i fshin koha, nuk i mposht largësia, nuk i ndan asnjë stuhi, pasi janë të skalitura përgjithmonë në zemër”.

Në prag të verdiktit final ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dje, në Prishtinë u mbajt marshi për liri në mbështetje të tyre. Vendimi final ndaj katërshes së UÇK-së do të merret më 16 shtator në Hagë.

Të Ngjashme