Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mblidhen këto komisione të Kuvendit

Sot do të mbahen mbledhje e këtyre komisioneve të Kuvendit të Kosovës.

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, bën shqyrtimin e parë të  Projektligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti.

Ndërkaq Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, bën shqyrtimin e raporteve të Komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Po ashtu në këtë mbledhje do të ketë raportim të Komisionit të Pavarur për Media.

Ndërsa Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, bën shqyrtimin e raporteve të komisioneve të përhershme për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.