Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, do të mblidhet sot me fillim nga ora 13:00.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësi njëherësh deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa.
“Po, në orën 13:00, me një pikë diskutimi: seanca e thirrur më 9 shtator për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit”, tha Mustafa.
Kryesuesi Avni Dehari, e caktuar 9 shtatorin si datë për vazhdimin e seancës konstituive.
