Aktuale

Me 10 milionë lekë të vjetra kapital, Donald Veshaj kërkon leje ndërtimi për kullë 33 kate mbi tokë dhe 4 nëntokë në Vlorë (LEJA)

Donald Veshaj, një personazh i njohur për jetën e tij artistike si këngëtar dhe humorist, do të jetë tashmë edhe ndërtues. Kompania e themeluar prej tij dhe shtetasit Glenis Çobo ka aplikuar për leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, për kullë banimi dhe hotelerie në Vlorë.

Bëhet fjalë për një objekt që do të ketë funksion të përzierë rezidencial dhe hotelier, me 33 kate mbi tokë dhe me 4 kate nën tokë.

Kompania e dy të rinjve nga Vlora por tashmë me banim në Tiranë, sipas të dhënave të dorëzuara në aktthemelimin e biznesit, quhet “DGC” sh.p.k, dhe me aq sa kuptohet lidhet me inicialet e emrave të Donaldit dhe Glenis Çobos.

Leja e miratuar nga KKT per kulle 33 kate ne Vlore

Të Ngjashme