Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Me bisturinë e fshehur do t’i priste arterien”- Mediat greke zbulojë detaje të reja për atentatin ndaj shqiptarit Andrea Kalemi: Urdhrat vinin nga një burg tjetër…

Andrea Kalemi nga Memaliaj, arriti t’i shpëtojë një tjetër sulmi në burgun e sigurisë së lartë “Koridhalos” në Athinë, ndërsa një i burgosur egjiptian e ka goditur me thikë. 51 vjeçari i cili njihet edhe si Adriatik Kalemi thuhet se u plagos më 14 dhjetor, pak para se ai të lirohej, ndërsa dyshimet e para u hedhën mbi pistën e një tentative për vrasje me pagesë.

Kalemi ka marrë plagë në kraharor, qafë e krah dhe u transportua në spitalin e burgut ku mori ndihmën e parë. Sapo kanë parë skenën, të burgosur të tjerë kanë goditur 28 vjeçarin, i cili ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Kalemi ishte në burgun grek me akuzën e hyrjes së paligjshme në territorin grek. Ai u arrestua pasi u rikuperua nga atentati i 9 gushtit, ku u plagos rëndë me armë në ishullin Paxos të Greqisë.

Ndërkohë, mediat greke kanë zbuluar detaje të reja nga plagosja në burgun e Koridhalos të 51-vjeçarit nga Memaliaj, Andrea Kalemi alias Adriatik Kalemi. Sipas tyre, autori egjiptian 28 vjeçar ishte paguar për vrasjen e Kalemit dhe ai e ka goditur me një bisturi me qëllim prerjen e arteries karotide.

Sipas mediave greke, autori egjiptian e kishte fshehur bisturinë në pëllëmbën e dorës dhe Kalemin e ka goditur në kraharor, qafë dhe krah.

Pavarësisht se është goditur, Kalemi është mundur të mbrohet disi pasi një i burgosur ka parë lëvizjet e egjiptianit dhe ka paralajmëruar Kalemin. Sipas “Espresso”, egjiptiani vepronte nën urdhrat që vinin nga një tjetër burg grek i “karakterit të veçantë”.