Numërimi i votave me postë ka sjellë ndryshim në ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje ka arritur në 52 ulëse me 346,631 vota (45.59%), duke fituar edhe një deputet shtesë, ndërsa PDK ka mbetur me një mandat më pak, përcjell Bota sot.
Si pasojë e këtij ndryshimi, Bekim Haxhiu ka humbur mandatin e deputetit, ndërsa Sylejman Meholli nga LVV ka siguruar ulësen në Kuvendin e Kosovës.
PDK ka rënë në 22 ulëse me 152,650 vota (20.08%), ndërsa LDK mbetet me 19 ulëse dhe AAK me 7. Rezultatet vazhdojnë të përditësohen me numërimin e votave të mbetura.
