Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar pas publikimit të programit të Listës Studentore në Serbi, në të cilin kundërshtohet pavarësia e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare.
Mekuli e ka krahasuar këtë subjekt me Listën Serbe dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin për ushtrinë me së paku një miliard euro.
Ai ka ironizuar edhe pritjet për një “frymë të re” në Serbi, duke kritikuar qëndrimet e publikuara në programin e kësaj liste.
Postimi i plotë:
Sikurse Milosheviqi dhe Vuqiçi, edhe Lista Serbe, të më falni, Lista Studentore
Në programin e publikuar sot, “Lista Studentore” zyrtarisht betohet se:
“Do të kundërshtojmë vazhdimisht pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës dhe nuk do të lejojmë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.”
Qeveri e Kosovës, rrite buxhetin për ushtrinë edhe së pakut për 1 miliardë euro; Mërgimtarët gjallë i ke…
Ani thojshin “frymë e re në Serbi”; injorantat!
