Është arrestuar në Brazil Ervin Mata. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala.
Më herët, Gjykata e Lartë Federale ka lëshuar një urdhër arresti për biznesmenin shqiptar Ervin Matën, i cili kërkohet nga SPAK si përgjegjës për trafikimin sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Europa.
Me herët drejtësia shqiptare ka paraqitur një kërkesë në gjykatat braziliane për ekstradimin e biznesmenit. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Ervin Mata, së bashku me grupin e tij është përgjegjës për trafikimin e lëndëve narkotikë nga Amerika Latinë në Europë.
Po ashtu, sipas SPAK këtij grupi i janë kapur për një periudhë kohorë prej 2 vitesh një sasi prej 931 lëndë narkotikë.
Paratë e fituara nga ka aktiviteti i drogës, grupi në fjalë besohet se i ka investuar në Shqipëri në ndërtim.
Ndër të tjera, për të mos rënë në sy të autoriteteve levizjen e parave e bënin nëpërmjet sistemit Hawala.
