Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Sipas njoftimit, punimet janë duke u zhvilluar sipas planit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore.
“Punimet për rehabilitimin e skarpateve po vazhdojnë sipas planit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftim.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit mbetet e përkushtuar në realizimin e punimeve me standarde të larta, në mënyrë që kjo autoudhë të ofrojë siguri dhe funksionalitet maksimal për qytetarët.
