Lajme

Ministrja Pacolli emëron drejtorin e Inspektoratit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka emëruar sot Adem Berishën në detyrën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Inspektoratit.

“Në kuadër të reformës së brendshme në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kam emëruar Ushtrues Detyre i Drejtorit të Inspektoratit z. Adem Berisha. Me emërimin e kryesinspektorit të ri synojmë forcimin e funksionimit të Inspektoratit, rritjen e efikasitetit në zbatimin e ligjit dhe përmirësimin e mbikëqyrjes në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, ka shkruar ministrja Pacolli në njoftim.

Ajo ka theksuar se ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për institucionin, ku fokusi kryesor mbetet rritja e përgjegjësisë institucionale dhe luftimi i shkeljeve mjedisore. Sipas saj, Inspektorati do të intensifikojë kontrollet në terren dhe do të bashkëpunojë më ngushtë me institucionet tjera për të garantuar zbatimin e ligjeve në fuqi.

Ndërkaq, pritet që me këtë ndryshim të ketë edhe hapa të tjerë në kuadër të reformave, me synim modernizimin e punës së inspektoratit dhe rritjen e transparencës ndaj publikut.

Të Ngjashme