Aktuale

Mirela Kumbaro mbështet Saimir Korreshin e PD-së në sulmin ndaj Enea Karakaçit. Ku i ka mbetur hatri ministres me kolegun?

Ministrja Mirela Kumbaro i ka bërë “LIKE” një postimi të deputetit demokrat Saimir Korreshi, ku ai sulmon ministrin Enea Karakaçi për investimet në rrjetin elektrik.

Korreshi denoncon gjendjen e rrjetit dhe mungesën e ndërhyrjeve, duke iu drejtuar me ironi ministrit Karakaçi.

Mes qindra pëlqimeve në postim shfaqet edhe emri i Mirela Kumbaros, një prej figurave kryesore të qeverisë, e bërë e njohur për publikun e gjerë sidomos pas episodit të “pikës së voçkël” në Gjirin Manastirit.

Nuk dihet se ku i ka mbetur hatri Kumbaros me kolegun e saj të kabinetit.

Megjithatë, ky rreshtim publik me një deputet të opozitës që sulmon një ministër të qeverisë duket i pazakontë.

Gjesti vjen pikërisht në prag të shtatorit, kur përfliten ndryshime dhe lëvizje të rëndësishme në kabinet.

A ka plasur lufta brenda qeverisë apo Kumbaro po i bashkohet opozitës kundër Karakaçit?

Të Ngjashme