![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2024/05/monstrum-e-tmerrshme-ish-ministri-i-akr-se-flet-per-naim-murselin_6644f90ce29a0.png?resize=850%2C694&ssl=1)
Fatmir Matoshi, ish-ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga radhët e AKR-së, tha se Naim Murseli, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Liridona Ademaj, ishte person që imponohej.
“Edhe në kohën sa e kom njoftë kam pas një mosdurim ndaj tij, këtë e dinë edhe kolegët që kanë qenë në parti për shkak të disa veprimeve të tij për mendimin tim jo të drejta.
Ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e strukturave të AKR-së.
Por ai ka dalë dhe ka folë në emër të AKR-së dhe kjo nuk më ka pëlqy”, tha Matoshi.
“E kam njohur si person që imponohet, ajo që ky person e ka bo është e tmerrshme”, tha ai.