Lajme

Mori një biletë lotarie dhuratë për ditëlindje, burri fiton 1 milion dollarë

Një burrë nga Illinois fitoi 1 milion dollarë në lotari me një biletë që ia kishte dhuruar një mik për ditëlindje.

Fillimisht, ai mendoi se kishte fituar vetëm 1 mijë dollarë, pasi edhe miku që kontrolloi biletën e kishte lexuar gabim.

Por në qendrën e lotarisë mori lajmin e madh:

“Ju keni fituar një milion dollarë”.

Fituesi tha se paratë do t’i përdorë për të vizituar familjen në Florida, për një makinë të re dhe për të festuar 40-vjetorin e martesës në një udhëtim.

Të Ngjashme