Lajme

Mosmarrëveshje mes fqinjëve në Ferizaj, sekuestrohen armë dhe 42 fishekë

Një mosmarrëveshje mes fqinjëve në fshatin Pojatë të Ferizajt ka çuar në raportimin e një rasti të kanosjes, ndërsa gjatë hetimeve policia ka sekuestruar një armë zjarri dhe municion.

Rasti është raportuar më 6 shtator në Stacionin Policor në Ferizaj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë identifikuar personat e përfshirë dhe i kanë shoqëruar në stacion për intervistim.

Gjatë hetimeve, policia ka siguruar informacione se një 46-vjeçar, me inicialet B.A., posedonte armë zjarri.

Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë dhe 42 fishekë.

Nga verifikimet është konstatuar se leja e armës kishte skaduar në nëntor të vitit 2025.

“Përveç rastit të kanosjes, ndaj të dyshuarit është iniciuar edhe rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme