Lajme

MPB furnizohet me patentë shoferë ndërkombëtarë, kaq i kushtoi kontrata (Dokument)

Ministria e Punëve të Brendshme e udhëhequr nga ministri në detyrë, Xhelal Sveçla ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës me kontratë.

Këtë herë, ky dikaster qeveritar përmes marrëveshjes së arritur përmes procedurës së hapur është furnizuar me patentë shoferë ndërkombëtarë.

 Kontrata në fjalë ka kushtuar hiç më pak se 14 mijë e 985 euro.

Furnizimi është bërë nga operatori ekonomik “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”, i cili është përzgjedhur pas procedurës së tenderimit.

Sipas njoftimit të MPB-së, oferta e kompanisë fituese ishte tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët, ndërsa vlera e kontratës përputhet me shumën e parashikuar nga autoriteti kontraktues.

Kontrata është financuar nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ndërsa për këtë furnizim do të shpenzohen gjithsej 14,985 euro.

Të Ngjashme