Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Musliu-Shoshi kritika MPJD-së: Diaspora po mashtrohet çdo ditë, erdhi dita me ardh era gjithçka tjetër, veç shtet jo

 
   

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi ka kritikuar Qeverinë Kurti në lidhje me funksionimin e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Ajo me anë të një postimi, ka thënë se shërbimi diplomatik, degradim deri në palcë dhe se diaspora po mashtrohet çdo ditë, edhe pse të njëjtit vazhdojë të besojnë.

“Erdhi dita me ardh era gjithçka tjetër, veç SHTET JO! Shërbimi diplomatik, degradim deri në palcë! Diasporën e mashtrojnë çdo ditë, e ata vazhdojnë i besojnë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Ajo këto komente i ka barë për shkak që sipas saj për dy vite e gjysmë, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në çdo mbledhje deklaron se së shpejti do të i sjellë tri ligje vitale për funksiononim e punës së kësaj Ministrie, por sipas saj as sot nuk janë dorëzuar në Kuvend.

“Për dy vite e gjysmë, Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në çdo mbledhje deklaron se së shpejti do të i sjellë këto tri ligje vitale për funksiononim e punës së kësaj Ministrie, dhe as sot nuk i ka dorëzu në Kuvend”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, gafet diplomatike janë prezente në çdo takim.

“Gafet diplomatike janë prezente në çdo takim. Herë ec para mysafirit, herë i harron flamujt, herë i ngatërron emrat, e GJITHË na merr ftyrën! Pra të dashur qytetarë, përveç mashtrimit e degradimit ASGJË e ASNJË të mirë kjo qeveri nuk i ka sjellë këtij vendi”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual