Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mustafa: Albin Kurti e ka zhdukur njohjen në qendër

 
   

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa në “Debat Plus” ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka zhdukur njohjen në qendër.

“Kemi thënë që marrëveshja është e keqe dhe dy prej disa elementeve kryesor janë mos-njohja e ndërsjelltë. Në fakt në qeveritë e kaluara ka qenë një parim që nuk jemi pajtuar për asgjë përderisa të pajtohemi për gjithçka.

E dyta, ju kujtohet që deklarata e Z.Kurti që deklaronte në fillim të mandatit të tij që njohja është në thelb, thoshta as para as prapa por në qendër të dialogut dhe njohja papritmas u zhduk”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka thënë se është edhe një element tjetër, që është letra e presidentit Biden dërguar dy palëve që u referohet njohjes në qendër dhe se sipas tij, situata shumë shpejt “rrëshqet”.