Aktuale

Nafta u rrit me 38 lekë që prej shkrirjes së Bordit të Transparencës (dhe pritet të rritet edhe më shumë)

Mbushja e depozitës së makinës kushton sot më shumë se vetëm një javë më parë.

Në shumë pika karburanti, nafta është rritur nga rreth 204 lekë në 214 lekë për litër, ndërsa edhe benzina ka ndjekur të njëjtën prirje.

Edhe pse bëhet fjalë për një rritje prej 10 lekësh për litër, ndikimi është i ndjeshëm për drejtuesit që përdorin automjetin çdo ditë.

NEWS  “Do t’ju vras të treve” / E joshi me premtimin për një jetë më të mirë në Itali, 80-vjeçari dhunon brutalisht gruan shqiptare dhe dy fëmijëtPër një depozitë mesatare prej 50 litrave, kostoja shtesë arrin në rreth 500 lekë krahasuar me një javë më parë.

Sa i përket naftës çmimi aktual për litër ka pësuar një rritje me afro 38 lekë krahasuar me çmimin e lënë në fuqi nga Bordi para se të shkrihej.

Ndërsa benzina rezulton të jetë rritur me 33 lekë nga çmimi 166 lekë që ishte sipas vendimit të fundit të bordit.

NEWS  Përplasje në PS, ish-ministri socialist: ‘Edi Rama është shpirt lig dhe hakmarrës! Edhe mua më tha dil jashtë!’Nëse tendenca në tregjet ndërkombëtare vazhdon në rritje, nuk përjashtohet mundësia që çmimet në pikat e karburanteve të pësojnë ndryshime edhe gjatë javëve në vijim.

Të Ngjashme