Ka dështuar sërish zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Pas zgjedhjes së Ardian Golës nënkryetar, kandidatja e PDK-së Vlora Çitaku nuk mori votat e mjaftueshme, duke bërë kështu që PDK ta lëshojë sallën.
E pas kësaj seanca konstituive është ndërprerë. Shefja e GP të VV së Arbërie Negavci tha se nuk mund ta votojnë dikë që synim ka dërgimin e vendit në zgjedhje.
“VV do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar. Por nuk mund ta votojmë zonjën Çitaku dhe nuk vazhdomë tutje në këtë situatë. Nuk votojmë dikend që ka synim të na dërgojë në zgjedhje.P DK duhet të propozojë një nënkryetar, këndo që ata e vlerësojmë. I ftojë kolegët nga PDK dhe LDK që të na mundësojnë që të konstituojmë kuvendin”, tha ajo.
