Lajme

Në Prizren arrestohet një i dënuar për dhunë në familje

Sot, në pikën kalimin kufitare në Bërnjak, nga policia kufitare është ndaluar E.S. mashkull 31 vjeçar nga fshati Romajë, Prizren.

I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar me gjithsej nëntë (9) muaj 20 ditë burg efektiv me vendim të plotfuqishme të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

“I arrestuari është dënuar për veprën penale “Dhunë në familje” nga neni 248, i KPRK-së.

I arrestuari E.S. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve“, njofton Policia.

Të Ngjashme