Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nën shoqërinë e dy vajzave edhe…”, ja çfarë i gjeti policia në banesë Gëzim Çelës në momentin e arrestimit, zbardhet roli kyç i burrit që shoqëronte ‘baronin e drogës’ në Kosovë (Foto)

Gëzim Çela u arrestua mbrëmjen e sotme në Ferizaj të Kosovës pas një operacioni policor. Sipas burimeve raportohet se në momentin e arrestimit “baroni i Fushë Kuqes” ka qenë nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria dhe një burri nga Kosova, i cili e kishte strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.

Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt. Sipas burimeve policore thuhet se gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një kallashnikov me 15 fishekë.

Policia e Kosovës:

Policia arreston një person të dyshuar që kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar

Prishtinë, më 8 dhjetor 2023

Policia e Kosovës, konkretisht zyrtarë policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik (DHTN), pas një pune intensive operative dhe në bashkëpunim e koordinim me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë, sot më 08.12.2023, në një fshat në Ferizaj, kanë arrestuar një të dyshuar.

Hetuesit policorë nga DHTN-ja kanë arritur që sot rreth orës 17:55, të lokalizojnë vend-ndodhjen e të dyshuarit, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar. I dyshuari G.Ç., (mashkull shtetas i Shqipërisë), në momentin e arrestimit ishte në shoqëri me dy femra shtetase të Shqipërisë dhe një mashkulli nga Kosova. Dyshohet se shtetasi i Kosovës, ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë, të dyshuarin nga Shqipëria. Arrestimi është kryer në fshatin Dardani të Ferizajt dhe hetuesit e anti-drogës gjatë operacionit të arrestimit të të dyshuarit janë mbështetur nga njësi tjera të PK-së.

Për arrestimin janë njoftuar organet e drejtësisë dhe me urdhër nga prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda-Ferizaj është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit A.I., në një fshat të Vitisë.

Gjatë kontrollit në shtëpi është gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 15 fishekë.

Po ashtu, lidhur me rastin është njoftuar edhe Njësia FAST-ILECU të cilët në koordinim me organet e drejtësisë, do të merren me procedura rreth rasteve kur kemi të bëjmë me arrestime të personave që janë në kërkim ndërkombëtar.

Policia e Kosovës do të vazhdojë aktivitetet në drejtim të sigurimit të një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, arrestimin e personave të dyshuar dhe dërgimin e tyre para organeve të drejtësisë si dhe do të vazhdojë e të thellojë bashkëpunimin me policitë e shteteve mike, me theks të veçantë me Policinë e Shtetit.