Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se “nëse Ukraina digjet, Moska juaj do të digjet”, ndërsa e përshkallëzoi retorikën e tij pas sulmeve me dronë gjatë natës në kryeqytetin rus.
Dhjetëra dronë shënjestruan Moskën gjatë natës, duke goditur rafinerinë e naftës në kryeqytetin rus për herë të dytë këtë javë, dhe duke ndërprerë fluturimet komerciale në kryeqytet.
“ Ne nuk e duam këtë luftë, nuk e duam kurrë dhe të gjithë e dinë këtë, dhe partnerët tanë e dinë këtë”, tha Zelenskyy në një mesazh zanor dërguar gazetarëve në një grup në WhatsApp, i cituar nga Reuters.
“Por nëse Ukraina digjet, Moska juaj do të digjet,” tha ai.
Zelensky i bëri thirrje gjithashtu Evropës dhe Shteteve të Bashkuara që të rrisin presionin mbi Rusinë përmes sanksioneve mbi sektorët e mbrojtjes dhe energjisë së Rusisë dhe ekonominë në përgjithësi, për të detyruar presidentin Vladimir Putin t’i japë fund luftës.
