Nesër do të vijojë seanca konstituive, e ndërprerë dje, pas kërkesës për afat shtesë nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Media raporton se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka nisur ftesat në adresat e deputetëve të zgjedhur në Legjislaturën e XI-të.
Seanca do të mbahet me fillim nga ora 11:00.
Në rend të ditës është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Në seancën e djeshme, e para prej certifkimit të rezultatit zgjedhor, deputetët patën mundësinë të betohen zyrtarisht si pjesëtarë legjitimë të kësaj legjislature.
