Tiranë, 17 shtator 2026 – Një ngjarje e rëndë po hetohet nga policia në Tiranë, ku një 12-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga dy të afërm të saj, djali i hallës dhe tezja.
Në pranga janë vënë një 29-vjeçar dhe një 32-vjeçare, ndaj të cilëve rëndojnë dyshimet për veprat penale “marrëdhënie seksuale me të mitur”, “incest” dhe “pornografi”.
Hetimi sugjeron se si tezja e vajzës së vogël, ashtu dhe djali i hallës së të mbrojtja kanë kryer marrëdhënie seksuale me të.
Sipas burimeve të grupit hetimor, ngjarja është zbuluar pas ndërhyrjes së autoriteteve të shkollës, ku u evidentuan materiale intime në celularin e të miturës.
Sipas të dhënave të hetimit, në videot e gjetura vajza dyshohet se detyrohej të kryente akte ndaj vetes dhe më pas t’ua dërgonte dy familjarëve.
Burimet bëjnë me dije se 12-vjeçarja dyshohet se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me djalin e hallës dhe tezen e saj. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas ngjarjes, e mitura po merr aktualisht mbështetje psikologjike.
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasit K.B., 29 vjeç, dhe D.S., 32 vjeçe. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe të përgjegjësisë së personave të dyshuar.
