Një person është arrestuar mëngjesin e së mërkurës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pasi dyshohet se ka tentuar të transportonte me autobus një valixhe, brenda së cilës ndodheshin një armë AK-47 dhe gjashtëdhjetë e tetë fishekë.
Pushka automatike dhe municioni janë konfiskuar, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, pasi është intervistuar nga organet e rendit.
Rasti është cilësuar si “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo mjeteve plasëse”.
