Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në qytetin e Sarandës.
Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, pronar i një karburanti, i cili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend.
Në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.
