Aktuale

Ngjarje tragjike në vend/ Humbin jetën dy persona nga përplasja e dy automjeteve, raportohet edhe për të plagosur

Pas aksidentit të rëndë të regjistruar paraditen e kësaj të shtune në afërsi të tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit, kanë humbur jetën dy persona.

Sipas njoftimit të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç, dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi Bledian Osmani, rreth 42 vjeç, si dhe shtetasja Maltina Ferati, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.

Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Ngjashme