Aktuale

Ngrihet alarmi/ Mbrojtja Civile dhe IGJEO paralajmërojnë reshje intensive shiu në vend! Ja qarqet më të rrezikuara

Gjatë ditës së premte, 9 tetor, vendi pritet të përfshihet nga reshje me intensitet të ndryshëm. Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive parashikohen në qarqet Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në Durrës priten reshje intensive.

Në qarqet Kukës, Dibër dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në Elbasan dhe Vlorë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

Në qarqet e tjera reshjet do të jenë kryesisht të dobëta. Në pjesën më të madhe të vendit, reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata.

Intensiteti i lartë i reshjeve dhe shtrëngatat mund të shkaktojnë problematika, veçanërisht në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës, ku mund të ketë vërshime uji në zonat urbane dhe rrëshqitje dherash, në varësi të gjendjes së sistemeve të kanalizimeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale pritet të luhaten nga 18 deri në 25°C në zonat bregdetare, 17 deri në 26°C në zonat e ulëta dhe 11 deri në 21°C në zonat malore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë vijës bregdetare pritet të jetë deri e fortë.

Sa i përket rrezikut për zjarret në pyje, gjatë së premtes niveli parashikohet “S’ka rrezik” në të gjitha qarqet e vendit.

Të Ngjashme