Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Një burrë dhe një grua plagosen rëndë në aksident në rrugën Kukës-Morinë

Një burrë dhe një grua që udhëtonin me të njëjtën makinë Ford janë plagosur rëndë në një aksident në autostradën Kukës Morinë.

Sipas Policisë së Kukësit, “aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 në aksin Kukës-Morinë kur shtetasi F. K., duke drejtuar automjetin Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit F.K dhe pasagjerja me të, K.K., të dy banues në Fushë Arrëz të Pukës, të cilët janë dërguar për mjekim më të specializuar, në Tiranë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, përfundon njoftimi paraprak i Policisë.

Kurse burimet nga vendi i ngjarjes thanë se aksidenti ndodhi pranë mbikalimit të Gostilit dhe automjeti i aksidentuar kishet targa AB 429 BP.

Automjeti po udhëtonte drejt Kosovës, por si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë,drejtuesi I mjetit humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke rënë në kanalin anësor të segmentit rrugor Kukës-Morinë. Makina përshkoi më shumë se 250 metra në shpatin e kanalit anësor pas humbjes së kontrollit dhe bëri disa rrotullime.