Lajme

Një shtetas i Kosovës vdes në një burg të Malit të Zi

Një rast i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi, ku një shtetas i Republikës së Kosovës ka ndërruar jetë. 

Burime të medias bëjnë të ditur se viktima Z. Sh., nga Gjilani, ndërroi jetë gjatë qëndrimit në masën e paraburgimit në shtetin malazez.

Media raporton se shkaqet e vdekjes ende nuk janë konstatuar, teksa viktima, në të 40-tat, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë. 

Burimet e io brenda institucioneve diplomatike të Republikës së Kosovës pohojnë se trupi i pajetë i viktimës pritet të tërhiqet nga familjarët e tij, në ditët në vazhdim.

Autoritetet malazeze kanë kryer obduksionin e trupit, teksa rezultatet mbi shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende.

Kontaktet e afërta me familjen, në një deklarim për IndeksOnline, pretendojnë se vdekja e viktimës është shkaktuar qëllimisht.

IndeksOnline do t’iu mbajë të informuar mbi rastin.

Të Ngjashme