Foka mesdhetare është parë përsëri në detin Adriatik. Konkretisht, të mërkurën në mëngjes, ajo u filmua në ujërat e Budvës në Mal të Zi.
Foka murg e Mesdheut është një specie e rrallë dhe, sipas Listës së Kuqe të IUCN-së, një specie kritikisht e rrezikuar në Detin Mesdhe, e mbrojtur nga rregulloret kombëtare dhe konventat ndërkombëtare, të cilat i ka nënshkruar Mali i Zi.
Foka-murg e Mesdheut është një nga gjitarët detarë më të rrezikuar në Tokë. Në të kaluarën, ajo jetonte përgjatë bregdetit të Detit të Zi, në të gjithë Mesdheun dhe në ishujt Atlantikë të Madeirës, Azoreve dhe Kepit të Gjelbër. Përgjatë bregdetit veriperëndimor të Afrikës, kjo specie jetonte nga Maroku në veri deri në Senegalin dhe Gambinë e sotme në jug.
Pas 200 vitesh vrasjesh intensive nga njerëzit në çdo hap, popullatat në Detin e Zi, si dhe në shumicën e vendeve mesdhetare, ato u zhdukën.
