Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Novosella: Fjalët e Demaçit për Rugovën ishin më të mirat, edhe Rugova ia tha këto fjalë

Selatin Novosella, bashkëpunëtor i Adem Demaçit, ka thënë se veprimtari kombëtar pasi doli nga burgu ka pasur fjalë shumë të mira për presidentin, tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugovën.

Sipas Novosellës, Demaçi kishte fjalë të përzgjedhura për Rugovën.

Të njëjtën qasje thotë se Rugova e kishte ndaj Demaçit.

”Fjalët më të mira, më të përzgjedhura kanë qenë për Rugovën në fillim të viteve të 90’ta. Krejt këta që e kanë bë luftën dhe paqen ishin me LDK”, ka thënë ai.

Novosella thotë se Adem Demaçit ka mundur të krijojë një parti politike që do të ishte shumë e madhe, por shton se nuk ka dashur përçarje.

Ai ka treguar një moment për fjalët që Rugova ia tha Demaçit në një takim.

“Rugova dihet çfarë i thotë, pasha Adem gjatë tërë jetës sa ke qenë 28 vjet një burg një karrige në shoqatës e shkrimtarëve ka qenë për ty, ti me mendje, me zemër e me shpirt ke qenë gjithë me neve. Nga sot e ke karrigen bashkë me neve”, ka thënë ai.