Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe ministri në detyrë Dimal Basha kanë shkëmbyer akuza të drejtpërdrejta përmes deklaratave publike.
Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Përparim Rama ka kritikuar ashpër Bashën, duke e akuzuar për paaftësi dhe manipulim. “Dimal Basha, jeni të paaftë dhe manipulues! Jeni fatkeqësia e këtij vendi. Pikë”, ka shkruar Rama.
Pas kësaj deklarate, ka ardhur kundërpërgjigjja e ministrit në detyrë, Dimal Basha, i cili ka hedhur akuza ndaj Ramës dhe ka përmendur edhe përplasje të tjera politike në vend.
Në reagimin e tij, Basha ka thënë se është emëruar ministër nga Albin Kurti, ndërsa ka akuzuar Ramën për, siç u shpreh ai, “pazare politike” dhe bashkëpunime me PDK-në.
Kundërpërgjigja e Bashës ndaj Ramës:
Perparim Rama, mu m’ka bë ministër Albin Kurti, a ty kryetar pazaret e natës me PDK-në. Ti ju shërben atyre, unë qytetarëve. Pse e mashtron Lumirin e ia përjashton drejtorat, ne s’lejojmë me lu çibrita.
Edhe pak, se me do reforma në drejtësi, ti nuk shkrun më statusa në Facebook, por letra n’burg!
