Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Nuk kemi asnjë udhëtim për të njoftuar”, ambasada amerikane për vizitën e delegacionit amerikan në Kosovë në krye me Cholletin

 
   

Gjatë ditëve të fundit në media është raportuar se një delegacion amerikanë i kryesuar nga nënsekretari i  Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-ve, Derek Chollet, do të vizitojë Kosovën gjatë 30 dhe 31 korrikut.

Por, gjatë mbrëmjes të së shtunës një ditë para vizitës së paralajmëruar, u raportua se vizita është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Gjë të cilën e ka konfirmuar për Dukagjinin, Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes, Vjosa Osmani.

“Nuk ka anulim të vizitës, por jemi informuar se ka shtyrje të datës për gjithë turin ballkanik (pra Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi) për shkaqe objektive të njërit nga anëtarët e delegacionit”, ka thënë Kupina.

Ndërsa, sa i përket kësaj vizite nga Ambasada amerikane kanë thënë shkurt se “nuk kanë asnjë udhëtim për të njoftuar aktualisht”.