Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon edhe sot me procesin e numërimit të votave me postë për kandidatët për deputetë.
Deri tani janë numëruar 131 nga 223 kuti votimi sa janë gjithsej, ose 58,74% e votave me postë.
Nga këto vota, shihet qartë se Lëvizja Vetëvendosje ka krijuar një diferencë të thellë me vota, me partitë e tjera politike.
“Bota sot” sjellë rezultatet aktuale të partive politike në votimin me postë:
Lëvizja Vetëvendosje – 70,26%
Lidhja Demokratike e Kosovës – 13,71%
Partia Demokratike e Kosovës – 8.59%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5.03%
