Ekspertja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Maria Van Kerkhove, ka thënë se situata aktuale me hantavirusin nuk është fillimi i një pandemie të ngjashme me Covid-19.
E pyetur për dallimin mes këtij shpërthimi dhe ditëve të para të pandemisë së koronavirusit, ajo tha se nuk jemi në të njëjtën situatë si gjashtë vite më parë.
Ajo ishte e qartë duke theksuar se nuk bëhet fjalë për SARS-CoV-2 dhe as për fillimin e një pandemie të re Covid.
Sipas saj, ky është një shpërthim i kufizuar që po ndodh në një anije, dhe jo një situatë globale e përhapjes së virusit.
