Një person është arrestuar mbrëmjen e së hënës në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ofenduar zyrtarët policorë dhe më pas ka sulmuar njërin prej tyre.
Sipas raportit policor, si pasojë e incidentit, i dyshuari dhe zyrtari policor, kanë pranuar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti për veprën përkatëse penale.
Pas intervistimit dhe veprimeve procedurale, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
