Të paktën 11 persona u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën pasi një ortek goditi një grup alpinistësh në rajonin Kabardino-Barkaria të Rusisë në Kaukazin e Veriut, kanë njoftuar shërbimet lokale të emergjencës.
Orteku përfshiu malin Mizhirgi, një nga majat më të larta në Kaukazin e Veriut të Rusisë, rreth orës 17:00 sipas orës lokale të dielën, duke goditur një grup prej 33 alpinistësh.
Që nga ora 9 e mëngjesit sipas orës lokale të së hënës, 10 alpinistë kishin zbritur vetë nga mali, ndërsa fati i gjashtë të tjerëve mbeti i panjohur, thanë shërbimet e emergjencës, raporton Reuters.
Më shumë se 50 punonjës të emergjencës ishin të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit, por përpjekjet po pengoheshin nga terreni i vështirë dhe një rrezik i lartë për orteqe të mëtejshme, thanë ata.
