Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani uron Zvicrën për ditën e pavarësisë: Do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona

 
   

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Zvicrën për ditën e pavarësisë.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se Zvicra është partner i kahershëm dhe përkrah i flaktë i popullit të Kosovës.

“Së bashku, ne do të vazhdojmë të forcojmë lidhjen midis vendeve tona, me diasporën tonë që luan një rol kryesor”, ka shkruar tutje Osmani.

Këtë të martë, 1 gusht, Zvicra feston 731 vjetorin e themelimit