Organizata e Veteranëve të Lusftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) shprehur mbështetjen e saj të plotë për organizimin e aktiviteteve të Degës së saj në Amerikë dhe mërgata shqiptare, të cilat do të zhvillohen më 12 dhe 16 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Në njoftim thuhet se OVL UÇK mbështet organizimin e aktiviteteve të Degës së saj në Amerikë dhe të mërgatës sonë, të cilat do të zhvillohen më 12 dhe 16 shtator, në mbështetje të çlirimtarëve tanë që po mbahen në Hagë, në këtë fazë të rëndësishme të procesit gjyqësor dhe në pritje të vendimit përfundimtar.
Aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit të shpallet më 16 shtator në Hagë.
Marshi për Liri, mbahet më 12 shtator, nga ora 14:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
